Perpjekja per shtatzeni
Elda L
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Me sa shpjegon gjithshka është brënda parametrave normale, përveç madhësisë së folikulit për të cilët duhet të trajtohesh fillimisht me doza të vogla me medikamente që stimulojnë ovulacionin dhe bëjnë që folikuli të maturohet.
Nëse sheh të arsyeshme, më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, çdo ditë nga e hëna deri të premtem, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Kemi 4 muaj qe perpiqemi per nje shtatzani dhe akoma jo. un jam 30 vjece dhe burri im 33 vjec.beme disa analiza gjaku dhe na dolen mire.un kam bere strisha vaginale dhe kam dal e paster.dhe analiza e urines me ka dal mir prrvec se kisha disa kripra ne urin po kjo nuk perben problem tha doktoresha.un ciklin e kam pasur 25 dit por ka ca muaj qe me ndryshon.muajin tetor e kisha ciklin 21 dit ne shtator 23 ditdhe ne gusht25 dite.vajta te nje gjinekolog dhe me tha nuk esht ptoblem ndryshimi i diteve te ciklit me 2 -3dit.dhe deri 1 vit duhet pritur tha rreth konceptimit tenje shtatzanie.por prap jam e stresuar pse spo ndodh dhe bera nje egzaminim ekografik dhe me doli mire ekoja madhesia e folikulit ne diten e 14 te ciklit ishte 16mm gjinekologu tha qe eshte folikul dominant.ate dite provuam por cikli me erdhi prap.çfare me keshilloni se duhet te bej? Duhet te pres apo duhet te bej ndonje lloj vizite tjeter pasi nuk dua te humbas kohe. Faleminderit