Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje sikur uje nga poshte!

Pershendetje doktoreshe me falni per shqetesimin po kam nje pyetje sepse mjeku im nuk ndodhet per momentin ketu dhe skam kujt ti drejtohem jam ne javen 31+5 dhe sot qysh se jam zgjuar me rrjedh leng nga poshte sikur uje nuk ka as ere as ngjyre as nuk esht e trashe, eshte krejt si uje jam e shqetesuar se them mos eshte uji i bebes?! une perdori lines ditore edhe mund te kem nderruar gadi nja 10 here dhimbje nuk kam barkut perveq dhimbje te lehta shpine me diftoni mos rrezikon ndonje gje bebi im? ju lutem se jam shum ne merak te falenderoj shum per pergjigjen jeni e mrekullueshme.

Silvi Silvushja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Silvi

Meqënëse nuk e kontakton dot mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, drejtohu menjëherë në maternitet/shtëpinë e lindjes për të bërë ekografi dhe vlerësuar madhësinë e xhepave amniotikë. Mos hezito pasi mund të jesh para rrezikut për lindje para kohe.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti