Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare mund te jete?

Pershendetje dr.Mimoza,un kambere disa analiza vjet sepse kisha dhimbje te here pas hershme ne fund te barkut, dhe 1 nga ato ishte dhe analiza urokulture(me fal nese nuk e kam shkruar ashtu si duhet) problemi im eshte se pergjigja ishte sterile,un e di qe fjala sterile do te thote shqip shqip e paster,por me ka hyre 1 ankth qe un e di, te lutem mund te ma shpjegoni se cfar analize ka qen sepse gjinekologu nuk ma shpjegoj me tha qe je mire e kaq,,,, te lutem doktoresh se jam shum ne ankth. Shume faleminderit.

Jurida Juri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juri

Fjala steril në shqip, vërtet do të thotë e pastër. Kjo tregon që ti nuk ke të pranishëm një infeksion urinar. Dhimbjet në fund të barkut mund të kenë shkaqe të ndryshme. Mjeku gjinekolog duhet të bëjë edhe një vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime të tjera specifike për të gjetur shkakun dhe për ta trajtuar atë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti