Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja parakohe

Pershendetje dr.unne kam pat 5 aborte qe nuk jan zhvilluar pas asaj e kam ber histeroskopin ku ka dalur mitra septum pas asaj mbeta shtatzan deri ne javen e 21 dhe pata lindje parakohe mandej mbas 4 mujve mbeta shtatzan perseri tash i bera cerklazh di her por e njeta ne javen e 21 ishum qelur krejt me thojn se qafa emitres eshte e shkurt cka duhet bere per nje shtatzani tjeter flm.

Dita @@ (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Më vjen shumë keq për sa të ka ndodhur. Pamundësia e qafës së mitrës për të mbajtur deri në fund një shtatzëni, është një ndër shkaqet më të shpeshta të një aborti apo të një lindje parakohe. Kryerja e serklazhit edhe në shtazënitë e ardhshme, është e vetja mënyrë për të mbajtur shtatzëninë. Por kjo proçedurë, duhet të kombinohet me regjimin e shtratit dhe me trajtim medikamentoz me preparate që frenojnë kontraksionet utrine. Vetëm kështu mund ta çosh deri në fund një shtatzëni, të cilën e dëshiron aq shumë.

Të uroj fat.

/komuniteti