Kunder te vjellave
Eldena Bicaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eldena
Shumë gra kanë të vjella në fillim të shtatzënisë. Kur gjendja rëndohet, trajtimi me marrjen e likideve edhe me rrugë intravenoze, është i rëndësishëm. Për një situatë më të moderuar, largimi nga dieta ushqimore e pikanteve, me shumë yndyrë apo të tharta është i rëndësishëm. Gjithashtu shmangu konsumit të ëmbëlsirave dhe ha nga pak dhe shpesh. Përpara gjumit konsumo diçka të vogël. Në mëngjes para se të ngrihesh nga krevati konsumo një copë bukë të thekur ose një biskotë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoresh, jam ne javen e 7 te shtatzanis dhe kam shume mundime dhe te vjella, qe prej nje jave , jam duke perfor acid folik dhe vitamina b6. Mundimet i kam pa nderpre edhe naten, nuk po ha asgje, as uje. Jam dobsu dhe me ka humb fuqia. A mund te perdori ndonje tablet per lukth ? apo cfar te perdori.