Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare duhet te bej qe te me vijne menstruacionet me rregull pas lindjes?

Mirembrama doktoresh kam disa qrregullime mbas lindjes kam lindur qe 5 muaj po kam vones ka nje 1 muaj e 10 dite.. kam pasur shume dhimbje kam qene te emergjenca dhe kam bere analizat per shkaqe dhimbje mestruale kam pasur gjakderdhje te madhe analizat me kane dalur mire leukocitet 7,5 me ka dale por kam probleme me tension te lart jam nje vajze 21 vjeqare disa mjeke me kane thane se mbi pesha mund te jete problemi i tensionit te larte kam 71 dhe kam dhembe shpine ne kurriz shum ...edhe a mund te perdor pillulla per te mos mbetur shtazane si mjeke qka me rekomandoni ju per keto qe i shkrujta faliminderit .

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Së pari; të rekomandoj të këshillohesh me një dietolog, që të rekomandojë dietën e nevojshme për një peshë normale. Duhet të dish se mbi pesha është një faktor shumë i rëndësishme për çrregullime menstruale. Prandaj rënia në peshë, është rekomandimi i parë që u jepen grave me cikël çrregullt kur ato janë mbi peshë.

Së dyti; të rekomandojë të vlerësohen nivelet hormonale. Në bazë të vlerësimit, mjeku do të të rekomandoj rradhwn e testeve hormonale.

Dhe së fundmi; për të evituar një shtatzëni të padëshiruar, të rekomandoj t’i drejtohesh metodave të planifikimit familjar. Një metodë e preferuar e planifikimit familjar, është spiralja. Për të vendosur llojin e spirales që do përdorësh, duhet të konsultohesh me mjekun i cili do e vendosë atë. Kjo konsultë bëhet për shkak se ka spirale të cilat kanë edhe bazë hormonale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti