Sekrecione te kafta
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Shkurta
Sekrecionet hemoragjike të pakta të cilat nuk shoqërohen me dhimbje në fund të barkut, konsiderohen normale në fillimin e mjë shtatzënie. Shto në terapi edhe një spazmolitik dhe zbato të gjitha këshillat që të ka dhënë mjeku që të ndjek shtatzëninë. Nëse gjëndja përmirësohet bëj një ekografi kontrolli pas 10-të ditësh për të vlerësuar situatën. Nëse hemorragjia vjen duke u shtuar dhe fillojnë dhimbjet në fund të barkut, drejtohu menjëherë tek mjeku për të vlerësuar gjendjen.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje, Se pari ju falenderoj per pergjigjet tuaja dhe deshta tju pys ne lidhje me sekrecione te kafta.jam ne javen e gjashte tani dhe dje ne mengjes kam pas sekrecion ngjyre kafe te qelet ne trashesi te sekrecioneve te bardha te cilat i kam zakonisht.isha ne kontroll tek mjeku dhe me pershkroi tableta Utrogestan 100 2*1,te cilat do ti pi per 10 dite dhe dje pasdite mora te paren,gjithashtu mjeku me sugjeroi nje jave regjim shtrati.Sot ne mengjes kisha me pak sekrecion ndoshta me pak ngjyre kafe,pake si e verdhe dhe e bardhe.Keshtu ne pergjithesi po ndihem mire dhe nuk kam as mundim.deshta te di a eshte normale nese kam prape keshtu pak sekrecion.faleminderit