Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sperma e dobët

Pershendetje, dua te di pse eshte sperma e dobet, pse ndodh kjo, a ka sherim edhe a mund te kem femije?

Sidorela - Pz (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sidorela

Është e vërtetë se edhe mashkulli, është problem i infertilitetit të çiftit.

Sidorela, ti pyet se pse sperma është e dobët por, terminologjia e përdorur nuk është e saktë. Që sperma të jetë e paaftë për fertilizim, ajo mund të ketë probleme të vëllimit, numrit të spermatozoidëve, lëvizshmërisë së tyre dhe aftësisë për tu fekonduar. Por përveç këtyre, mashkulli mund të ketë edhe problem të tjera kongenitale/të lindura apo dhe patologjike/të fituara gjatë jetës në organet riprodhuese.

Në shumicën e rasteve, problemet kanë zgjidhje. Hapi im parë është spermograma dhe më pas vjen konkluzioni mbi shkakun e problemit dhe me njohjen e diagnozës, mendohet për terapinë.

Të propozoj që së bashku me bashkëshorit të më kontaktoni në Tiranë dhe ti japim rrugë problemit tuaj.

Gjithë të mirat.

Albina280686 (11 vite më parë)
Pershendetje nese eshte spermogrami i dobet si mund ta kurojm ate??a ndikon ushqimi??

/komuniteti