A shkaktohen ngercet tek bebi qe ushqehet me gji nese nena ha produkte te caktuara?
Merita Mustafa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Shpesh fëmijët e vegjël/neonatët, kanë dhimbje barku (tani po e kuptoj se ju i quani ngërçe apo kolite) për shkak të ushqimit apo edhe ftohjeve të mundshme, pa përmëndur shkaktar të tjerë. Dhimbjet për shkak të ushqimit shkaktohen nga formimi i gazrave, e në veçanti kur ato nuk dalin jashtë. Një ndihmë shumë e mirë për të mxjerrë jashtë fëmija gazrat, është kthimi/mbatja për mbys e fëmijëve duke ja fërkuar me njërën dorë barkun. Mos harro se pampersat duhet të jenë sa më të lira sidomos pas ushqimit.
Për më tepër kontakto mjekun neonat ose pediatër për të marrë këshilla më të specializuara.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. e nderuar ne lidhje me ngrqet ose koliet nese nuk gaboj quhen ne mjeksi a mund te shkaktohen tek bebi qe ushqehet me gji nese nena han disa produkte, keshtu kame degjuar prandaj desha te konsultohem me ju ,ndersa tek vajza ime 1 muajshe kane verejtur se shum shpesh fillon te qan dhe skuqet ne fytyre dhe duart dhe kembetj gati sa si ben bashke,ndoshta pak a shum arrita ta shpjegoj dhe shpresoj ta kuptosh. ju deshiroj pune te palodheshme.