javë pas jave
Pershendetje Nita,
Nga 100 qeliza veze te cilat fekondohen lindin vetem 35 femije. Domethene ne 65% te rasteve ndodhe kjo qe te ka ndodhur ty, domethene aborte te hershme, te vonshme ose lindje para kohe kur femija nuk mund te jetoje.
Shkaqet e abortit jane te shumta, por shpesh shkaku mbetet i panjohur. Shkaqet qe dihen jane infeksioni, anomalite e embrionit (mos u shqeteso! nuk do te thote se dicka nuk eshte ne rregull me ty ose me burrin tend... mund te jete nje crregullim i rastesishem i bashkimit te gjeneve) si dhe anomalite e mitres.
Te rekomandoj qe te presesh deri sa te te vijne menstruacionet dhe pastaj te besh nje ekzaminim ultrasonografik dhe analiza per te eliminuar infeksionin. Nuk ka nevoje qe te presesh gjashte muaj, por mund te fillosh ta planifikosh shtatzenine e ardhshme menjehere pasi qe te kontrollohesh te gjinekologu. Mos harro qe te fillosh qysh tash te marresh acid folik 400 mikrogram nje here ne dite. Acidi folik eshte vitamine qe parandalon anomalite e tubit neural te beba. Rekomandohet qe kjo vitamine te merret perpara se te ndodhe shtatzenia.
Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto!


Pershendetje Dr Memli, Jam Nita jam 20 vjeqare, kam qene shtatzene 7 jave dhe kam abortuar jo me deshire ka deshtuar beba, deri ne javen e 6 kam qene mire pastaj me eshte leshuar gjakderdhja jo ne mase shume te madhe dhe nje nate papritmas me ra nje cope gjaku me e trashe, te nesermen isha te gjinekologju ne kontrolle me tha qe me ka rene beba nuk eshte zhvillu s`eshte nxene mire :S mirepo kam shume frike per shtatzenine e dyte. A mendon se do te kem problem ose dicka, infeksion ose dicka nuk kam krejt ne rregull jam, mjeku me tha qe 5 ose 6 muaj te ruhem nga shtatzenia. A jane ne rregull 6 muaj per me u rujt apo duhet nje kohe me e shkurt ose e gjate? Ju faleminderit per kontributin e intelegjences dhe shkollimit tend qe po e jep me respekt Nita, pres nje pergjigje me te zgjeruar dhe detajuar, flm.