Mpirja e kembeve ne shtatzeni
Aurora M
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Ka shumë arsye se përse mpihen anësitë e poshtme, e një nga këto është edhe nga grumbullimi i tepërt i ujit nëpër inde, gjë që stimulohet nga ndryshimet hormonale. Qëndrimi anash majtas mund të jetë më i rekomanduari në këto raste. Masazho gishtat që ujrat e tepërta të drenohen më kollaj. Konsumo ushqime që tërheqin ujrat si mollë, oriz, patate, kastraveca dhe asparagus.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar. Jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe kam rezultuar me shkurtim te qafes se mitres. Me kane rekomanduar regjim shtrati po problemi im eshte se ka 3 jave qe i korrespondon kohes kur nisa regjimin me mpihen shume kembet dhe sidomos gjate nates dhe qe nga kofshet. Mos ka ndonje problem apo vjen nga ndenja shtrire? Te falenderoj shume.