Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Pershendetje doktor. Jam ne javen 37+4 te shtatzenise, dhe nga eko e fundit pesha e bebit (vajze) me doli 3100 gr. Si mendoni, sa mund te shkoje deri ne fund te shtatzenise, dhe a e perballoje nje lindje normale? Pesha ime para shtatzenise ka qene 50 kg, dhe tani eshte 61.4 kg. Duhet ta theksoj qe kam qene e vogel ne trup dhe e imet gjate gjithe jetes sime. Doktori qe me ndjek me tha se mund ta perballoj kete femije, po do te doja te dija edhe mendimin tuaj. Ju falenderoj paraprakisht. Ju deshiroj te jeni mire, Ana

Ana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ana,

Pesha e bebes eshte normale. Duhet ta dish se pesha e bebes kalkulohet nga aparati i ekos duke u bazuar ne matjet te cilat i ben mjeku, domethene nuk eshte peshore. Mos u cudit nese lindja do te ndodhe pas 3 javesh dhe ti do te lindesh beben 3100 gr!

SIdo qe te jete tash pas javes se 37 beba shton peshe me pak se me pare. Madhesia e bebes duhet te interpretohet ne varesi me kanalin e lindjes, domethene nje bebe 3500 gr mund te jete " e madhe" per kanalin e lindjes te nje gruaje e cila eshte e gjate 165 cm dhe ka pelvik te ngushte. Nese mjeku nuk ka pare ndonje problem tek ti, atehere mos u merakos!

Te pergezoj qe ke arritur te kontrollosh peshen kaq mire gjate shtatzenise! Pesha e tepert gjate shtatzenise sjell shume probleme.

Pac nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme!

Ana (15 vite më parë)
Shume faleminderit!

/komuniteti