Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ovulimit

Pershendetje doktoresh,un deshta tju pys rreth dites avulimit, mestracionet kam pas me 01.10.2013 e më erdh sot mesdit, mos harroj të tregoj se gjith me vijn 3 deri në 4 dit me hert, e kët muaj me erdh 6 dit me hert.Doktoresh a shkaktoj probleme mos mbetja shtatzane a ësht gje të shqetsohem?Se un doktoresh që 9 vite tentoj per një shtatzani.Deshta ta din kur e kam dita e avulimit.Faleminderit per gjithqka që ben per neve ketu në portal.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Me sa më shkruan, cikli menstrual të zgjat rreth 26-27 ditë dhe këtë herë të ka zgjatur rreth 25-së ditë. Ky tregues është i favorshëm për shtatzëni, por nuk është aspak normale që ke lënë veten 9-të vjet pa shtatzëni dhe nuk je vizituar tek mjeku. Shtatzënia ndodh kur shëndeti riprodhues i çiftit është i mirë. Kjo do të thotë që ti dhe bashkëshorti duhet të bëni një kontroll mjeksor, për të vlerësuar shëndetin riprodhues. Psh, ti ciklin e ke të rregullt, por mundet që folikuli të mos jetë i pjekur në ditën e ovulacionit. Prandaj duhet që rreth ditë së 14-16 të bësh nje ekzaminim ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit. Ky është një ekzaminim, por nëse kontakton mjekun gjinekolog ai do të bëjë fillimisht një vizitë gjinekologjike e më pas do të vendosë pës analiza dhe ekzaminime të tjera me qëllim që të gjejë sjkakun e kësaj vonëse të shtatzënisë.

Edhe një herë Sabina. Kontakto mjekun obstetër-gjinekolog sa më shpjet të jetë e mundur dhe mos neglizho. Vitet e humbura janë në disfavor të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti