Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pikat yndyrore të bardha rreth vaginës dhe anemia

E nderuara doktoreshe.


Jam shtatzene ne javen e 34-te, pervec qe kam probleme me anemi, tani me jane shfaqur edhe disa pika yndyrore te bardha, te cilat po rriten gradualisht rreth vagines. I kam hequr me dore disa here por me shfaqen rishtas. Tani me nuk guxoj ti prek sepse me duket se jane duke u shtuar rregullisht.


Çfare mendoni ju?

Afërdita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita

Nëse aneminë e ke të vlerësuar nga analizat, atëherë duhet ta dominosh atë me anë të rregullimit të rregjimit ushqimor si dhe duke marrë preparate të hekurit të shoqëruar me vitamin C.

Ankesa e dytë kërkon diagnostikim, i cili bëhet nga mjeku gjinekolog me vizitë gjinekologjke dhe analizë të sekrecioneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti