Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth rrjedhjes se ciklit

Doktoresh deshta me te pyet rreth ciklit mujor te cilin muajin shtator e kam pasur me 21 dhe ate cdo here e kam pasur me rregull cdo 27,28,29 dite, e ne kete muaj menova qe kam mbetur shtatzene per arsye se cikli nuk me erdhi deri sot ne mengjes pra me date 25 testin e bera me doli negativ 2here, mirpo sot ne mengjes kur me erdhen e kam nje far rrjedhje jo si herave tjera mirpo jane me copa shum shum te imta si lloje te rruzave dhe kam nganjeher dridhje te barkut sikur ta kem perbi nje vibrator ashtu e ndjej, te lutem doktor a eshte gjithqka ne rregull a ka nevoj per ndonje kontroll rreth rrjedhes se ciklit? Flm per kontributin tuaj.

Donaa Diella (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Mendoj që nuk ka problem për t’u shqetësuar. Ato copëza të vogla, mund të jenë pjesë nga endometri i shkolitur. Por sido që të jetë, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Pas këtij ekzaminimi mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti