Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Citrobacter spp.

Pershendetje, jam shtatzene, sapo kam hyre ne javen e 8. Kam bere analiza gjaku dhe te urines, ku ato te gjakut me kane dale shume mire, ndersa urina me bakterie, dhe leukociti ne urine i ngritur. Kam bere urinokulture dhe me ka dale se kam citrobacter spp. Isha te urinologu ne kontrolle, me tha "veshka e djathte ne staze diskrete, me pielon ektatik,parenkima e rregullt. Veshka e majte ne norme. Melqia,shpretka dhe f.Biliare pv.P. F.Urinare me mure te trashura, ur-20ml." Dg: cystitis; graviditas ml.I-ii Me ka thene te perdori pancef tbl. 1x400mg/10dite, mycostop crem 2x me u ly/10 dite.Lengje, qaj brusnice. Duhet: uk me ab 3 here, strisho vaginale me ab, testi ne chllamydia,ureoplasma dhe mycoplasma. Une nuk kam asnje simptom tjeter perveq se urinoj shpesh. Ka ndodhur qe gjate nates mbi 4 here te dale dhe shpesh pas nevojes te ndi nevoje te shkoj prap. Me intereson a eshte kjo bakterie e rrezikshme per femi dhe per veshket e mia. Poashtu a bene pancef te perdoret tek grate shtatzene pasi lexova ne pershkrim se nuk rekomandohet. Faleminderit

Edi Azz (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edi

Është e rekomanduar që antibiotikët të mos përdoren në tremujorin e parë të shtatzënisë. Por në raste të vaçantë dhe të domosdoshme edhe mund të përdoren antibiotikë të spektrit të gjërë. Si shtesë të rekomandoj të pish deri 3 litra lëngje në ditë si çajra, ujë apo lëngje të freskëta frutash por jo me gaz. Terapinë e rekomanduar, rikonsultoje edhe një herë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti