Cista dhe shtatzenia
Lolaa ,..
(13 vite më parë)
Përshëndetje Loca
E rëndësishme është që shtatzënia është e pranishme dhe mjeku ka konstatuar që ajo është e vendosur brënda në mitër. Madhësia e kistit të pranishëm, nuk dyhsoj të ketë pasoja mbi shtatzëninë. Të rekomandoj që kunata të bëjë një ekzaminim ekografik pas 10 ditësh, për të vlerësuar praninë e rrahjeve të zemrës fetale dhe më pas të ndjekë këshillat që i ka dhënë mjeku, për një ekzaminim tjetër pas një muaji.
Shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr kunata ime me dy dit vones cikli ka ba nje test ii doli pozitiv ishte edhe te mjeku qe me ultraza pa qe eshte shtatzane po ne te njejten kohe me konceptimin eshte formu edhe nje cist 34 mm dhe sipas mjekut ende nuk dihet a mund te zhvillohet embrioni a jo sepse nuk dihet ne cilen vezore osht konceptu embrioni e ne cilen vezore eshte cisti dhe i ka rekomandu qe te pres edhe nje muaj e te shoh prap ne ultraza zhvillimin,ju lutem nese keni mundesi te me ktheni pergjigje ne baze te rasteve a ka mundsi te vazhdoj kjo shtatzani dhe a mund te kete pasoja diqka se jam shume ne merak,falemderit shume