Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Adenomiosis ne shtatzani

Doktoreshe Ju Pershendes Jam ne javen 6+4 ,diten e hene bera viziten e pare,bebi ishte mire por ne miter mjeku vuri re disa dy shenja gjaku nje me te madhe dhe nje te vogel.Me keshilloj utrogestan 3 here ne dite nga 200 mg dhe regjim shtrati.Sot vuri re se njolla e madhe ishte mbyllur dhe me e vogla eshte drejt mbylljes.Theksoj se une nuk kam asnje pike gjak vetem ne eko duket,mora serish te njejten terapi edhe per nje jave tjeter. Ajo qe me shqetesoj ishte fakti se mjeku me diagnostikoj me adenomiosis e cila me shkakton gjak brenda ne miter.Sipas mjekut e kam pasur qe ne shtatz e pare ne te cilen pesova abort,gje per te cilen mjeket ne Shqiperi do te duheshin ta kishin vene re. Do doja te dija cfare eshte adenomiosis cilat jane shkaqet dhe nga se duhet te kufizohem.Theksoj se beba ritet normalisht. U zgjata per te qene sa me e qarte,me shpjegoni ju lutem Ju falenderoj.

Era 2013 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Adenomiosis është prania e indit gjëndror në muskulin e murit të mitrës. Takohet më tepër te gratë rreth moshës 35-50 vjeçare. Vendosja e këtij indi në muskul ka shkaqe të ndryshme si; ndërhyrjet kirurgjikale të mëparshme në mitër, operacionet cesariane, abortet që shoqërohen me kyretazhe etj. Gruaja gjatë menstruacioneve ka dhimbje të forta barku, fluks menstrual më të shtuar etj. Prania e saj mund të ketë qënë edhe shkaku i abotit të parë. Në këtë shtatzëni të rekomandoj të vazhdosh me rigorozitet trajtimin dhe regjimin e rekomanduar nga mjeku yt.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti