A e rrezikon bebin kordoni rreth qafes?
Gerti Caca
(13 vite më parë)
Përshëndetje Gerti,
Kordoni umbelikal rreth qafës së bebit mund të paraqesë rrezik për bebin vetëm gjatë aktivitetit të lindjes. Ekografinë e kësaj situate, duhet t’ja paraqisni mjekut që do ndjekë aktivitetin e lindjes. Vendimin se si do realizohet lindja, e merr mjeku që ndjek aktivitetin e lindjes në bazë të ecurisë së saj.
Uroj që të keni lindje me ecuri normale.
Jam ne javen e 36 te shtatzanise dhe ne eko doktori dalloi 2 rreshta kordoni rreth qafes se bebit.A e rrezikon kjo bebin tim,si ndikon ne lindje?Cfare me keshilloni ju per vazhdimsine e shtatzanise?