javë pas jave
Përshëndetje Ervina
Mbështetur në të dhënat e tua, kalkulimi tregon se me datë 21 shtator, shtatënia duhet të jetë në jëvën e 7-të plus 5-së ditë. Unë mendoj se vlerësimi ekografik mbi moshën e shtatzënisë në këtë periudhë të saj, është i diskutueshëm. E rëndësishme do të ishte që ekzaminimi ekografik, të vlerësojë rrahjet e zemrës fetale, si treguesi themelor i vazhdimësisë së shtatzënisë.
Me sa shkruan, nuk di të them mbi ecurinë e shtatzënisë. Por duhet të dish, se jo të gjitha shtatzënisë kanë mundësinë e vazhdimësisë, sidomos në fillimet e tyre deri në javën e 12-të pavarësisht se analizat dalin me rezultate të mirë.
Duke shpresuar dhe uruar fat, të rekomandoj që të bësh edhe një ekografi tjetër tek mjeku që të ka vizituar për herë të parë, dhe kërkoj atij të të vlerësoj rrahjet e zemrës fetale.


Pershendetje e nderuara doktoreshe!
Jam nje vajze 23 vjece, qe kam ngelur shtatzene per here te pare. Menstruacionet e fundit i kam pasur me 28 Korrik. Kur kam bere ekon e pare me date 7 Shtator doktori me tha se jam 5 javeshe, e po ate dite me percaktoi afatin 2 javore per te bere ekon tjeter. Me date 21 shtator bej ekon tek nje doktor tjeter, i cili me thote se ju jeni 6 javeshe dhe jo 7 ose, barra juaj nuk ka zhvillim.
Theksoj se para shtatzenise kam bere te gjitha analizat qe kane dale me rezultate te mira, ku doktori me ka thene qe je e afte per riprodhim.
Ju lutem te jepni opinionin tuaj pasi eshte shume e rendesishme per mua.
Me respekt, Ervina.