Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Foshnja mund te jete me sindrom

Pershendetje Doktoresh, jam ne muajin e 4 te shtazanis,kontrollen e fundit e pata para 2 jave dhe mjeku me tha se gjith qka ne rregull po shkon,pastaj ma mur edhe gjakun per te kontrollu edhe me mir beben,dhe para 4 ditve me telefonoi te te takohem ne termin perseri ,ika para dy ditve tek mjeku dhe me tha se frigohen se foshnja mun te jet me ndonje sindrom,mirpo gjasat jan te vogla shum,sa 83me1.pastas u kontrollova ne universitet spital dje me ultraze edhe me modern dhe me staf edhe me te gjer mjekesh,te cilet nga gjitha ato qe pan nuk vrejtnen as nje shenje se mund te ket diqka jo ne rregull te bebi.cfarme thua kam nevoj te frigohem apo jo,cdo te mir dhe suksese.

Gane Gane (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gane

Unë nuk di dhe nuk mund të them se bebi ka apo jo sindromin Daën. Atë e përcaktojnë analizat që duhet të bëhen apo që ja kanë marrë për t’i bërë. Uroj që gjendja që përshkruan të jetë gjë e cila kalon me kalimin e kohës.

Amniocenteza është ekzaminimi që vlerëson ndryshimet gjenetike.

Sinqerisht uroj që çdo gjë të jetë sa më mirë.

/komuniteti