Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e ciklit

Doktoreshe ju lutem me jepni nje mendim,cikli im ka qene i crregullt keto kohet e fundit dhe vetem nepermjet progresteroneve qe me ka pershkuar gjinekologu im cikli ka erdhur,por kete muaj nuk kam patur fare cikel mendova se do isha shtatzen por gjinekologu nuk pa gje ne eko dhe me dhe per tre dite Menaelle dhe Spazmotek Plus 3x1 por cikli akoma nuk ka ardhur,mendoni se duhet te kerkoj nje mendim te dyte?

Elidona Berisha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elidona

Vetëm me test shtatzënie apo me testin beta HCG apo me ekzaminim ekografik, mund të thuhet se shtatzënia ka filluar apo jo. Nëse këto rezultojnë negative atëherë duhet të kontaktohet mjeku gjinekolog për të gjetur shkakun e mungesës së ciklit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti