Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Pershendetje dr. Mimoza uroj gjitha te mirat per ty dhe pun te palodheshme, flm qe gjen kohen te na ndimosh edhe neve, kam nje pyetje per ty , isha ne kontroll ne javen e 32+4 dhe matjet e zemres ishin mir me beri dhe egon dhe gjitha kontrollar si duhet dhe me tha super je tani kontrollat qdo dy jav i kam, por gjeja qee shqetsoi ishte se bebi ende nuk ishte kthyer me kok te posht dhe pesha e tij ishte 1500g dhe 37cm. A esht ndonje gje per tu brengosur sepse kur lexoj ne portal shkruan se bebi duhet ne at jav te jet 1700g. Ju lutem me pergjigjeni.

Sh-r-g . (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Pesha që shkruan për moshën e shtatzënisë në të cilën ndodhesh, është paksa e vogël. Por nuk do ta bëjë shqetësuese për faktin se mjeku ka konstatuar një ecuri shumë të mirë dhe normale të shtatzënisë dhe shëndetit fetal.

Po e rikthej në vëmëndje tënde që; njerzit pra edhe bebet që do lindin janë individë. Ata kanë karëkateristikat e tyre që do të thotë; janë të gjatë ose të shkurtër, të shëndoshë ose të dobët e kështu me rradhë. Por e rëndësishme është që ata të gëzojnë shëndet të plotë.

Këtë të uroj dhe për fëmijë tënd, të ketë shëndet.

/komuniteti