Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A rrezikohet bebi nga kordoni rreth qafes?

Une jam ne javen e 36 te shtatzanise dhe ne ekon qe bera kete jave doktori dalloi se bebi kishte 2 rreshta kordon rreth qafes. A eshte e rrezikshme per bebin kjo? a mund te bej une nje lindje natyrale? a rrezikohet bebi gjate lindjes? Cfare duhet te bej ne vazhdim? Jam shume e shqetesuar. Ana.

Gerti Caca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë

Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthizës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.

Pasi është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me stimulacion ose operacion cezarian. Këtë e vendos mjeku obstetër-gjinekolog. Lindja pa kujdesin mjeksor ose çdo pakujdesi mund të shpjerë në situata të pa riparueshme.

Shqetësimi që ti ngre, është i real. Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.

Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.

/komuniteti