Infeksion urinar dhe sekrecione
Juliana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Juliana
Sekrecionet e shtuar me erë, tregojnë për praninë e vaginozës bakteriale. Meqënëse je trajtur një herë më Polygynax, trajtimin e rradhës të rekomandoj ta ndryshosh dhe të të përdorësh preparatin Neo-Penotran i cila ka efekt lokal dhe nuk influencon në gjidhënie.
Shplarjen me cyteal, mëndoj se është përzgjedhje e mirë.
Të uroj shërim të shpejtë.
Miredita Znj.
Po ju drejtohem serish sepse mbase mund te me ndihmoni edhe pse ne distance. Jam nene dhe femija im eshte rreth 9 muaj. Qe prej lindjes nuk kisha bere vizite gjinekologjike, vetem para 1 muaji. Pasi kryva analizat e urines dhe sekrecioneve (te dyja me infeksion) iu drejtova gjinekologes e cila me qetesoi duke me thene qe nuk sheh ndonje problem te madh ne analiza dhe me pershkruvi Polygynax capsules (per ti riperserite pas dy muajve).
Kjo per arsye se un i kujtova asaj qe ushqej akoma (edhe pse shume pak) femine tim me gji prandaj nuk mund te merrja antibiotike. Por tani gjendem e perballur prap me te njejtin problem dhe ato qe me shqetesojne jane sekrecionet (behen te shumta ne dite te caktuara, (jo rregullisht), kan ngjyre te verdhe (te theksuar) dhe i ndiej nganjehere nje ere.
Trajtimin e dyte me Polygynax nuk e kam marre akoma (sepse me ka thene qe te ta riperseris pas 2 muaj). Kam marre ne farmaci Cyteal (per larje). Edhe ekoja qe bera nuk dha ndonje shenje problematike (mitra ok, vezoret ok...) pra jo shqetesuese per gjinekologen. Jam e shqetesuar shume dhe nuk di si me vepru.
Ju faleminderi.
Me respekt Juliana