Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja ne fillim te shtatzenise dhe candida

Pershendetje dr mimoza! Ju falenderoj nga zemra per gjithe keshillat qe ju jepni per ne! Une jam ne javen e 11 te shtatzanise.Ne javen e 5-6 pata gjakrredhje,shkova u konsultova me mjekun dhe mora spazmex dhe duphostan,qe jam duke i perdorur akoma,njekohesisht kam qene dhe regjim shtrati.Gjakrredhjen e kam pasur vetem disa ore ate dite.Njekohesisht kur kam bere analiz te sekrecionit dola me candida.Doktori me tha qe nuk mund te marresh ilace,te pakten gjate 3 mujorit te pare.A eshte shqetesuese candida? Ju faleminderit. :-)

Entela Bregu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Entela

Kandido ose kandidoza ose myky është një infeksion mykotik që në shumicën e grave e predispozon shtatzënia për shkak të ndryshimeve hormonale. Trajtimi nuk rekomadohet në tremojorin e parë të shtatzënisë. Pas javës së 12-të, pasi të kesh bërë mykogramën, mjeku të rekomandon antimykotikun që është më efikas për ty.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti