Gonal f
Arona Beka
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arona
Sipas të dhënave të spermogramës, mundësia për shtatzëni në rrugë natyrore është e mundur. Megjithatë një vlerësim nga mjeku androlog, është e domosdoshme sepse mundet që të rekomadoj trajtim për të nxitur dhe stimuluar spermatozoidet. Një nga preparatet më të përdorura, është preparati Vital-man.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Keta, Gjinekologu im me rekomandoi kete terapi kete muaj dhe desha te keshillohem me ju. Gonal F amp 150 UI 5 dite S.C ad mm, pas kesaj (prej dites se dyte te ciklit jam duke i marr injeksionet), pas kesaj procedure do me jep nje injeksion i cili po e quaj keshtu programon ovulimin, megjithate burri ka keto rezultate te spermes:vellimi 4.2, nr i spermes 53, sperm e levizshme progresive 22, sperm pak e palevizshme 20, sperm e palevizshme 58, leukocite 30-40. sa jane gjasat per nje shtatezani. Gjinekologu im me tha se ka gjasa per nje shtatezani megjithate nuk jame shume e bindur ne baze te disa pergjigjeve tuaja qe iu keni dhene te tjereve, te lutem pres nje pergjigje te sinqert nga ju, apo me duhet te shkoj direkt me IVF? Pres me padurim nje pergjigje te sinqert nga ju. Faleminderit