Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetesuar per toxoplasmosen

Pershendetje dr.Mimoza dhe flm per pergjigjet qe jepni. Shqetesimi im eshte ky: ne javen e 11 kam bere analizat e tremujorit te pare dhe igg dhe igm per toxoplasmosen dolen negativ. Aktualisht jam 20+2 jave shtatzane dhe me inisiativen time keto ditet e fundit i ribera keto dy analiza nga te cilat igg rezultoi negativ ndersa igm me kerkuan ta riperserisja pas dy javesh sepse kishte dale 1.01, ndersa rezultati konsiderohej pozitiv per vlera >1. E shqetesuar i perserita analizat pas kater ditesh ne nje laborator tjeter dhe te dyja vlerat dolen negative. Jam ne pritje edhe te nje jave tjeter per ta riperseritur analizen dhe per tu siguruar per rezultatet. Pyetja ime eshte qe nese rezultati eshte pozitiv a mund te dominohet me sukses ky bakter ne kete moshe te shtatzanise qe jam une? Ne cfare menyre? Gjithashtu ne cfare menyre vleresohet nese ky bakter ka kaluar ose mund te kaloje tek bebi? Kerkoj ndjese qe u zgjata por jam shume shume e shqetesuar Ju uroj gjithe te mirat Faleminderit

Irida Irida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irida

Nëse infeksioni toxoplazmosës është i pranishëm, trajtimi me antibiotikë është efikas. Manifestimet e këtij infeksioni tek fetusi ose tek i porsalinduri janë të ndryshme. Por mundet që shumica e të lindurve të jenë asimptomatikë dhe shenjat e saj zbulohen pas disa kohëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti