Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mioma në mitër

Jam 3 muajshe shtatzene. Doktoresha me tha se kam miome ne miter 3 cm. A paraqet rrezik per shtatzeni dhe pas shtatzenise si mund te eliminohet kjo? Cfare duhet te bej?

Nita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Problemi i fibromiomave në shtatzëni, varet nga vendosja e tyre. E vendosur intramural, mundet të deformoj kavitetin uterin duke sjellë problem në ecurinë e shtatzënisë. E vendosur subseroze, nuk e deformon kavitetin e mitrës. Në eksperiencën e klinikës ku unë punoj, me ndjekje të kujdeshme të fibromiomave subseroze, shtatzëninë arrijnë deri në term. Problem mbeten shtatzënitë me fibromiomat që deformojnë kavitetin, të cilat mund të je shkak edhe për abort.

Gjithë të mirat.

/komuniteti