Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edema ne kembe dhe duar

Doktoreshe, jam ne javen e 37 dhe ka qe dy dite mu ka shfaqur nje edeme ne kembe dhe duar desha te pyes a eshte dicka rrezik per bebin, jam shume e shqetesuar? Ju faleminderoj.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dina

Duke përjashtuar tensionin e gjakut si shkak i edemave, mund të thuhet se me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet mitra duke vështërsuar qarkullimin e gjakut nga enët e tij që kalojnë nëpërmjet barkut. Kjo situatë shkakton edemë/fryrje sidomos tek këmbët, të cilat bëhen më të dukshme gjatë lodhjes apo qëndrimit të gjatë në këmbë.

Për të lehtësuar këtë situatë, rekomandohet që disa herë gjatë ditës, shtatzëna të shtrihet me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit. Gjatë shtrirjes për gjumë, shtatzëna duhet të marrë pozicion majtas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti