Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e bebit
Mirdita jam shtatzane ne javen 15+, disa here me duket se ndjej rrotullime te bebit zakonisht nga ana e djathet, ndersa disa dite me duket si njefar levizje ne anen e majt mirepo eshte shtatzenia e pare nuk edi a jane vetem dyshime apo vertet bebi ka filluar me levizjet e tij?
Dita Aliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë

Përgjithësisht lëvizjet e bebit tek gratë që e kanë lindjen e parë, mund të dëgjohen pas javës së 22-të të shtatzënisë. Në shtatzënitë e dyta dhe më shumë, lëvizjet e bebit ndigjohen zakonisht pas javës së 18-të të shtatzënisë. Por jo rrallë, shumë gra tregojnë se i ndjejnë lëvizjet e bebit edhe më parë ose edhe më pas periudhave të mësipërme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti