Lindja cezariane
Zana *
(13 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Nuk ke përshkruar diagnozën, por llojin e operacionit cesarian që është realizuar. E përkthyer do të thotë që operacioni është realizuar me prerje horizontale (në fund të barkut). Sipas atyre që përshkruan shkaku i ndërhyrjes mund të ketë qënë një vuajtje e bebit në momentin e daljes/lindjes, e cila ka detyruar mjekët të vendosin që për lindje me operacion.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar! Ashtu sic edhe kam pritur nje mengjez me filluan dhimbjet dhe shkoj cdo gje mire deri ne momentin kur u hapa 10 gisht.atehere bebi shtyente mua filluan dhimbjet nuk me ndaleshin pothuajse as edhe nje minut.qe te mos zgjatem shume me futen ne operacion urgjent me kete diagnoz:laparatomia susprapubica transversalis sec Pfannensteil .S. C. Isthmico-transversalis sec Dorfler O82.1. Tani me intereson se cka do te thote kjo diagnoze.ju falemnderit paraprakisht.