Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundim nga ushqyerja gjatë shtatzënisë

Doktor, i lexoj vazhdimisht pergjigjet tuaja dhe me duken shume te qelluara. Deshta te pyes, jam ne javen e 16-te te shtatzenise dhe kur ha buke ndihem shume e lodhur dhe me mundon shume, kur nuk ha ushqim ndihem shume mire. A mos eshte problemi te Gravid qe jom tu i perdor a po cka eshte ne pyetje, ose me tregoni nese duhet ti nderpres e ti zevendesoj me ndonje bar tjeter?

Ardita (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ardita,

Gravid eshte preparat i cili ka vitamina dhe minerale. Mineralet jane ato qe shpeshhere shtatzenave iu shkaktojne probleme si dhimbje poshte brinjve, ndjenjen se kane per te vjellur (por nuk vjellin), por edhe tableta si te tilla jane te medha dhe gellititen me veshtiresi. Gravidin merre gjithmone pas buke!

Me perparimin e shtatzenise beba rritet dhe me rritjen e mitres, zvogelohet vellimi i stomakut, prandaj eshte mire te hash shpesh dhe me pak. Domethene mos ha tre here ne dite, por ha edhe nje here midis mengjesit dhe drekes si dhe midis drekes e darkes, por jo aq sa han zakonisht (dua te them shpesh dhe nga pak). Kur han keshtu shqetesimet pas ushqimit nuk do t'i kesh. Perpiqu qe te hash sa me shume fruta e perime dhe te pish sa me shume lengje (por jo pije te gazuara).

Paç nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti