Probleme gjate lindjes
Shukrane Kosumi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Nuk ka asnjë lidhje operacioni që ke kryer për heqjen e kistit, me rrugën e lindjes. Nëse në fund të shtatzënisë, mjeku vlerëson përputhshmëri midis parametrave të baçinit dhe përmasave të fetusit, mund të lindësh me rrugë natyrale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Persendetje, jam Besa nga Prishtina jam shtatzene ne javen e 27, para dy vite e gjysme kisha nje operacion ne pjesen e fundit te barkut shkaku i nje ciste ovale 12 cm ne vezoren e djathte, dua ta di a mund te kem probleme gjate lindjes nese kam lindje normale apo duhet te lind me operacion femijun? faleminderit.