Rreth prolaktinës
Blerta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Blerta
Prolaktina është hormon që prodhohet nga gjendra e hipofizës. Niveli i lartë i prolaktinës, ndikon në gjendjen e gjirit duke bërë që të rrjedhë qumësht dhe çrregullon edhe ciklin menstrual duke dhënë sindromin e ashtë quajtur amenorre-galaktore. Trajtimi për të ulur nivelin e prolaktinës, është i domosdoshëm.
Edhe nëse nuk ka rrjedhje nga gjiri, niveli i lartë i prolaktinës mund të vijë si rezultat i adenomave në gjendrën e hipofizës. Kontrolli i saj bëhet nëpërmjet grafive të kokës. Zgjidhja në këtë rast është rruga kirurgjikale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe!
Doja te pyesja per sa i perket çrregullimeve te menstruacioneve a mund te jete shkak i tyre niveli i larte ne gjak i prolaktines? Por kur nuk ka derdhje qumeshti nga gjinjte pse prolaktina del ne nivel te larte dhe cfare pasojash ka ajo?
Shume faleminderit!