E shqetesuar per shendetin tim
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Dina
Mundet që për shkak të ndryshimeve hormonale, të paraqiten nën sqetull kokrra. Për të vlerësuar origjinen dhe ecurinë e tyre, mirë është që të bësh një kontroll te mjeku.
Gjatë gjithë shtatzënisë gjiri përgatitet për ardhjen e qumështit. Rrjedhja e tij ndodh te disa gra edhe para lindjes. Në këtë kuptim nuk ka vënd për shqetësim, por duhet rritur kujdesi për pastërti.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Doktoresh kam ber edhe nje here kete pytje a mundet me ndodh per shkak te hormoneve qe ka nje femer gjat shtatzanis te paraqiten kokrra nen sqetull dhe per nje jav te zhduken mbas nje jave te perseriten un me par nuk e kam pasur kit problem po vetem prej muajit te 7 te shtatzanis ka filluar edhe kan ndonjehere rrjedhje te madhe te qumshtit nga gjiri kokrrat ne dy ditet e para jon shum te dhimshme sikur njdjenj pickimi pastaj qetsohet dhimbja dhe zhduket esht shtatzania ime e par java e 37.