Therrje ne vagìne
Aurora M
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Infeksioni urinar është një ndër shkaktarët e rrezikut për lindje para kohe. Antibiograma vlerëson edhe antibiotikë të tjerë, të cilët mund të përdoren për të trajtuar infeksionin. Përdorimi i lëngjeve dhe rregjimi i shtratit do të sjellin përmirësim. Rreziku i një lindje para kohe shoqërohet me dhimbje në fund të barkut dhe me kontraksione uterine. Përdorimi i spazmolitikëve është i rekomanduar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe.kam dale me shkurtim te qafes se mitres ne 2. 8cm.por problemi eshte se kam dhe infeksion dhe ne baze te rezultatit te urokultures antibiotiku qe me bente efekt ishte i papershtatshem per shtatezani dhe po pi vetem lengje.por ka disa dite kam therje ne vagine jo te shpeshta por me ndodh.si mendoni doktoreshe me vjen nga infeksioni apo po shkurtohet qafa e mitres?a duhet domosdoshmerisht te kem kontrsksione pervec therjes nese kam shkurtim.jam ne javen e 27.1jave kam qe isha te mjeku dhe sdi si te bej.ju pershendes.