Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje gjoksi ne menopauze

Pershendetje doktoreshe serisht. Ju falenderoj per pergjivjet qe na jep. Po doja te te pyesja gjate kohes kur je ne menopauze a duhet te kesh dhimbje gjoksi kur i prek jane shume te ndjeshem apo ska lidhje me menopauzen. Interedohem per mamin se e ka me siklet per mamografi por une kam merak. Ju falenderoj.

Aurora M (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aurora

Dhimbjet e gjoksit mund të ndodhin tek të gjitha gratë si në moshën riprodhuese ashtu edhe në periudhën e menopauzës. Nuk vlerësoj se mund të ketë problem shqetësues. Mamografia do të tregojë realisht gjëndjen e saj. Në moshën e mamasë tënde, duhet të kryhen çdo dy vjet mamografia, pasi është mosha më e rezikuar për probleme të gjirit. Mos hezito për të bërë këtë ekzaminim. Nëse një proces malinj në gji kapet në kohë të hershme, mund të jetë plotësisht i shërueshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti