Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Irritimi nga perdorimi i kondomeve

Pershendetje doktoreshe desha te beje nje pyetje jam ne javen e 36te shtatzanise e kam ni dhimbje ne vagine sikur irritim i vagines e ndjej ashtu, kur urinoj edhe kur kam marredhenje, une kam bere analizat te urines dhe strisho vaginale dhe me kane dale mire, desha te ju pyes a mos ka mundesi ta kem kete irritim ne vagine nga perdorimi i kondomeve pasi qe une qysh se kam fillu shtatzanine kryej marredhenje me kondom, me fal qe e zgjata po kerkoj falje dhe pres mendimin tuaj.

Agnesa Mula (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Agnesa

Edhe përdorimi i kondomit është një shkaktar për infeksionet vaginale të tipit të kandidozave. Edhe vetë shtatzënia si një ndryshim hormonal krijon kushte të favorshme për lindjen e këtij infeksioni. Nëse shqetësimi është i padurueshëm të rekomandoj një trajtim me antimykotik. Ovocan, 12 ovula është një nga antibiotik shumë efektiv gjatë shtatzënisë dhe pa pasoja negative.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti