Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Pershendetje e nderuar doktoreshe!


Diten e pare te menseve te fundit e kam patur ne daten 30 Dhjetor 2010. Kur parashikohet lindja? Doktori ka vendosur qe te lind me operacion per shkak te pamundesise per ta bere vete, dhe ka caktuar daten 10 Tetor. Mos eshte shume vone? A ka ndonje menyre (medikament) per ta shtyre lindjen deri ne dt 10 tetor sepse kam frike mos me vijne dhimbjet me pare, kam disa dite qe ndiej dhimbje te vazhdueshme tek kockat ne rreze te kofsheve, bebi leviz shume ne fund te barkut e me duket sikur do lind nga momenti ne moment. Doktori ma beri ekon e fundit ne javen e 34 e me tha qe nuk ka me nevoje per te tjera, ju si me thoni? Kam bere vetem analizen e sekrecioneve e cila konkludoi qe nuk kam asnje infeksion.


Jam ne pritje te pergjigjes tuaj.


Faleminderit.

Evis (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evis

Për ankesat që referon , të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku që i ke besur lindjen. Unë mendoj se data 10 tetor, është paksa vonë për lindjen. Për një lindje të planifikuar me preprje cezariane, unë do të preferoja si kohë optimale javën e 39-të të shtatzënisë.

Në këtë periudhë të shtatzënisë që ndodhesh, duhet të bësh edhe një seri analizash. Prandaj mos neglizho të kontaktosh mjekun.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti