Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Deshtimi me IVF

Pershendetje doktoresh e nderuar ju falenderoj shum qe po na jepni pergjigje te sakta dhe po na ndihmoni shum une bera ivf pas 12 vitesh martese por deshtova doktori me tha qe ka qen qdo gje ne rregull dhe tha qe nuk poe di pse ske mbet shtatzane mirpo une desha te bej nje pyetje juve se une kisha infeksion kur me beri ai ivf se nuk ndihesha fare mir pastaj pas dy tri ditesh te transferit mua filloj nje kruarje dhe djegje ne vagin kurse doktori thoshte se nuk esht problemi aty ska lidhej dmth edhe nese ke infeksion ju lutem te me tregoni se qfar te bej nese filloj prap per her te dyt se met vertet ktu ne ks po manipulojn shum me pacienta? ju faleminderit.

Pranvera Veliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Infeksioni vaginal, nuk mendoj se është shkak i mos suksesit të IVF. Ankesat, mund të kenë ndodhur si pasojë e ndryshimeve hormonale në organizmin, nga trajtimi i marë më parë për përgatitjen e vezoreve për të prodhuar vezët. Megjithëatë të rekomandoj që para se të ndërmarësh mundësinë e dytë për IVF, të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjëndur shkaktari i infeksionit dhe lloji i trajtimit më efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti