Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si te mbes shtatzene?

Pershendetje te perzemerta, faliminderit shume per kohen.  Jam 27 vjeqare qe 8 vite e martuar po femije nuk kemi.  Jam kontrolluar dhe te gjitha i kam be por pa sukses. Kam cikel cdo 24 dite. Ketu me thone eshte me rregull. Hormonet jane ne rregul pak probleme me cista po hiqen nderkohe vet. Cka do me kishit propozuar ju? Se di c`te bej me?!

Ressa Resa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa

Rritmi i menstruacioneve që shkruan, është brënda kohës së vlerësuar që shtatzënia të filloj. Ditët e 11-13 të ciklit menstrual janë ditët më të mundshme të ovulacionit. Nëse folikuli nuk maturohet maksimalisht këto ditë, duhet të marrësh trajtim specifik për zhdukjen e kisteve, gjithashtu dhe trajtim për maturimin e plotë të folikulit. Pasi të jenë plotësuar këto kushte shtatzënia do të vijë.

Gjithë të mirat.

Ressa Resa (13 vite më parë)
Faliminderit shum per pergjigje Aka mundesi te me spegosh qfar trajtimi specifik per zhdukjne e kistev spo kuptoj aka mundesi me ma spjegu se un jetoj gjermani Si dhe qte bej ??? Ju lutem Faliminderit shum pegjendetje dhe pun te mbar

/komuniteti