Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbajtja e korsese pas lindjes cezariane

Pershendetje Zonja Keta. Deshiroi te ju pyes kjo esht lindja ime e par me operacion dhe kisha pasur deshir te ju pyes se mbas sa kohesh mund ta mbaj korsetin per heqjen e barkur dhe kur mund te filloi me sport . Te falenderoi shum per ndihmen qe na jep je shum e mire.

Gona Berisha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gona,

Nëse lindja ka ndodhur me prerje cezariane, atëherë duhet pritur heqja e penjëve dhe shërimi i plotë i plagës operatore përpara përdorimit të korsesë.

Ushtrime fizike për të kthyer trupin në gjendjen e paralindjes, mund të fillohen pas lehonisë dhe në rastin tënd, pas mbylljes dhe shërimit të plagës operatore.

Gjithë të mirat.

/komuniteti