Plasaritjet e lekures
Inta Bilali
(13 vite më parë)
Përshëndetje Inta
Nuk ka receta përfundimtare për të parandaluar striet, sepse nuk është gjetur trajtimi i sigurtë për ndaluar krijimin e strieve. Është vënë re se masazhi i lëkurës së gjoksit, barkut, vitheve dhe kofshëve me vaj bajamesh apo me vaj të farave të grurit, ka dhënë rezultate në parandalimin e strieve. Në tremujorin e tretë masazhi duhet të vijë duke u pakësuar dhe në dy javët e fundit të shtatzënisë, nuk duhet të bëhet më mashazh. Gjithashtu marrja e vitaminës E me ushqime si dhe mos shtimi në peshë mbi normale, janë këshilla që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e strieve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe . Aktualisht jam ne javen e 12 te shtatezanise dhe akoma nuk me kane filluar plasaritjet e lekures(strijat) dhe theksoj qe akoma nuk kam filluar te perdor asnje krem. Realisht lexoj ne internet dhe sinqerisht jam bere konfuze persa i perket lyerjes apo jo te lekures pas tremujorit te trete.Disa rekomandojen perdorimin e vajit te bajames ose te ullirit per kete periudhe pasi ndihmon tejmase , disa te tjere shprehen se lyerja e lekures me vaj bajameje apo ulliri ndikon ne lindjen parakohe te femijes si dhe me peshe me te vogel!!! Ju lutem me tregoni nese eshte e vertete kjo gje ? Cfare me rekomandoni Ju , te filloj masazhet me vaj bajameje ose ulliri nga kjo periudhe deri ne fund te shtatezanise apo jo ? Faleminderit