Hematome ne fillim te shtatezanise
S Erika
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erika
Zbato këshillat që të ka dhënë mjekja, pra, rregjim shtrati dhe progesteron. Grumbullimi i gjakut, mund të zhduket vetëvetiu ose të dalë jashtë si gjakrrjedhje. E rëndësishme është që shtatzënia të vazhdojë, por zbato këshillat e dhëna. Ecuria e hematomës do të ndiqet me ekzaminim ekografik.
Të uroj shatztëni të mbarë.
Dr Keta kam nevoje serisht per ndihemen tuaj! Bera ekon e pare dhe pashe qe shtatezania ishte ne rregull por me trembi dicka me tha mjekja qe ke nje hematome te vogel dhe pritet qe te kesh dhe gjakderdhje, une jam ne javen e 6 dhe deri tani skam pasur gjakderdhje edhe mund te mos kesh me tha por meqe une kam pasur nje abort spontan para nje viti dhe kam shume frike mos e humbas serisht. Ju lutem me thoni cfare eshte kjo hematoma dhe a e rrezikon kjo shtatezanine. Mjekja me rekomandoi regjim shtrati dhe te pi progresteron 3 here ne dite, ju falminderit