Rënia poshtë e qafës së mitrës
Elsa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elsa
Nëse ka ndodhur shkurtim të qafës së mitrës, situata e vazhdimësisë normale të shtatzënisë është me probleme. Këshilla e parë, është evitimi i qëndrimit në këmbë pa shkak apo e ecura e tepruar. Gjatë punës, mundohu të shtrish këmbët në nivel të ngritur që të mos ndihesh e lodhur.
Raportet seksuale duhet ti ndërpresësh, nëse paraqitet rreziku për lindje parakohe.
Uroj që shtatzënia të shkoje deri në term.
Pershendetje dr. Mimoza, para disa diteve kisha nje vizite gjinekologjike te doktoresha e cila ndjek shtatezanine time dhe ajo me tha qe qafa e mitres ka rene poshte dhe me rekomandoi qe ti nderpres marredheniet sepse nuk ka ndonje rrezik tjeter vetem gjate marredhenieve mund te lendohet qafa e mitres poashtu me tha qe te mos qendroj gjate ne kembe, mirepo une punoj 7 ore ne dite punen e kam ne zyre dhe pothuajse tere kohen qendroj ulur, ju lutem doktoreshe a paraqet rrezik te lindjes parakohe renia e qafes se mitres poshte, jam shume e shqetesuar sepse deri me tani jam ne javen e 29-te nuk kam pasur asnje problem. Ju pershendes.