Vonesë e ciklit
Alba
(15 vite më parë)
Përshëndetje Alba
Unë uroj që të ketë filluar shtatzënia e shumë pritur por, nuk është normale ndryshimi i kohëzgjatjes së ciklit menstrual që referon. Mendoj se duhet të presësh edhe disa ditë, mbase deri në fillim të tetorit dhe pastaj bëj edhe një test tjetër të shtatzënisë.
Nëse të vijnë menstruacionet, të rekomandoj të më kontaktosh për të vlerësuar cilin menstrual dhe kthyer atë në cikël të rregullt.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Mimoza.
Une jam 27 vjec, kam nje vit e gjysem qe jam martuar.
Mujoret e fundit i kisha me date 19/08/2011 dhe akoma nuk kam pas asnje shenje te tyre.
Dje bera nje test dhe me doli negativ.
A mund te jem shtatzane?
Dhe kete vit mujoret me ndryshojne cdo muaj i kam pas nga 27-38 dite... po vetem para 2 muajsh i kisha 38... se zakonisht i kam 30-31 dite.
A mendoni se kam arsye te shqetesohem per kete?
Ju falenderoj.