Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hija në placentë në javën e 37 të shtatzënisë

Pershendetje.


Pyetja ime eshte, une jam ne javen e 37 dhe mjeku me ka thene se ne kotiledone te placentes verehen disa hije anhogene ne madhesi 14.5 x 14.5 mm dhe nuk me ka sqaruar asgje me teper. Une jam bere shume merak se mos eshte diçka e rrezikshme per mua dhe per frytin?


Ju faleminderit per pergjigjje.

Linda (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Linda,

Me teknologjine e sotme ne perveç se mund te shohim se ka hije ne brendi te placentes (ne kotiledone), duke aktivizuar Dopplerin gjate ekzaminimit ultrasonografik mund te shohim se kjo hije a eshte gjak i cili eshte ne levizje apo eshte ne likid i cili nuk leviz.

Nese ne Doppler shihet ngjyre e kalter (ose e kuqe) e cila shfaqet dhe zhduket, kjo tregon se ajo hije ne fakt eshte nje ene gjaku e zgjeruar neper te cilen qarkullon gjak.

Nese ne Doppler nuk shihet se kjo hije ka gjak i cili leviz, atehere mund te jete nje sasi gjaku e mbledhur ne substancen e placentes.

A e ka vene re gjinekologu kete hije gjate ekzaminimeve te mehershme?

Zakonisht ne gjinekologet behemi merak kur kjo hije gjendet midis placentes dhe murit te mitres, sepse ne kete rast mund te vie deri te shkolitja e placentes perpara se te ndodhe lindja.

Nese kjo hije gjendet ne polin e poshtem te placentes, eshte nje rrethane e favorshme. Por, nese gjendet ne pjesen e siperme te placentes, atehere nese gjak i cili eshte grumbulluar, ai nuk mund te drenohet, por do te grumbullohet.

Nuk dua qe te bej panik, por te rekomandoj qe te diskutosh me gjinekologun tend dhe ta qartesosh kete problem.

/komuniteti