Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza crp e ngritur 10.0

Pershendetje doktoresh Jam ne javen e 38 te shtatzanis mirpo qe nga 4 tetori kam ngritj te crp ne fillim e kam pas 41 pastaj kam marr ienksion amoksilin 2 gram qdo 24ore me ka ren pas 3 dite ne 9.57,pastaj kam perdorur cefaloxin 500mg 2x2 qdo 12 ore mirpo mu eshte ngritur perseri,pastaj pram jam shtreh ne spital edhe 5 dite kam marr ineksion amoksilin 2 gram qdo 24 ore,pas 5 dite me ka ren ne 8.57 kam vazhdu prap me cefaloxin 3x1 qdo 8 ore mirpo tash prap mu eshte ngritur crp ne 10. Deshta te dije nga ju doktoresh a eshte kjo e rrezikshme per beben jam shum e merakosur pse nuk po zbret? Deshta te dije nga vjen deri te rritja e crp cilet jan faktoret qe e ngrizin crp? flm shum mirpres me padurim pergjigjien. Mirembeteshit

Ruti Nikqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ruti

Nivelet të larta të C-reaktiv Protein gjenden te gratë në fund të shtatzënisë, për shkak të ndonjë inflamacioni të lehtë apo/dhe infeksioneve virale (10-40 mg/L). Trajtimi korrekt me antibiotikë, është mundësia për të ulur nivelet e saj.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti