Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Pershendetje doktoresh...deshta ta shpreh historin time dhe deshta me kerku ndihm prej jush...me 7 dhjetor do e kem 4 vjetorin e marteses..ngela shtatezen shum shpejt...isha shum e lumtur,por lumturia nuk zgjati tek un...isha 2 muj e gjys me 11 mars e kam fjalen para 4 viteve ndodhi nje e papritur per mua ,ndodhi aborti.gjeja me neveritshme per mua saqe kur me kujtohen ato din zemra don me mdal nga vendi me dridhet shpirti,shum merzitem besoj se me kuptoni se cfar dhimbje kam...tash ce 4 muaj e kam ber nje operacion LAPARASKOPIK me than mjeket se e kam patjeter ta bej se me ishte zan njeri kanal ne anen e majt,edhe at e bera ,me than se dot ngel shpejt por prap nuk mundem...ce 2 muaj e provoj me ngel shtatzen vec ditet e ovulimit,se ditet tjera skan efekt,por prap se di ..a me kishit dhan ju ndonje keshill apo me me udhezu se di te veproj per te arit ne sukses..harova te cek se para 2 muajsh kam fillu me terapi perdori acid folik pasi qe kam lexu reth ketire barnave dhe e pash te pershtatshme qe ti perdori..

Erza F (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanije

Unë të rekomandoj që të tentosh për shtatzëni deri në 6-të muaj. Nëse shtatzënia nuk vjen rikontakto mjekun për të rivlerësuar kalueshmërinë tubare. Nëse kalueshmëria tubare mungon, të rekomandoj t,i drejtohesh fekondimit mjeksor të asistuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti